Mburoja e Muslimanit
Libraria Islame Botime Elektronike

Nëntë thëniet





Nëntë thëniet më të famshme kundër shejh Albanit, dhe refuzimi i tyre.


Autor: Shejh Muhamed ibn ‘Umer Bazmul

Përktheu: Ebu Ensarij Avni ibn Tahir Xhemajli

Burimi: www.ahlalhdeeth.com


Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit

Selati dhe selami qofshin mbi të dërguarin e Tij (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem)

Për të vazhduar:

Al-Albani (RahimehUllah) dijetari (i madh) i Hadithit të kësaj kohe, i njohur si Muhadithi i Shamit (Sirisë/Damaskut), dhe edhe nëse do thuhej se ai është Muhadithi i kësaj dynjaje (gjatë jetës së tij), nuk do ishte larg (realitetit). Ai (RahimehUllah), përballoi si edhe shumë dijetarë të tjerë, shumë thënie dhe akuza të gabuara. Këto gënjeshtra dhe thënie mund të përmblidhen në këto nëntë pika:

01 - Se ai është Muhadith e jo Fakih

02 - Se nuk ka njohuri (dituri) në Usul (Fikh)

03 - Ai nuk ka mësues (nuk ka mësuar tek dijetarët).

04 - Ka mendime të çuditshme, në kundërshtim me atë që kanë njerëzit

05 - Nuk ka respekt për dijetarët dhe nuk e di gjendjen e tyre

06 - Ai është Dhahiri (në medh‘heb).

07 - Ai është i butë në autenticitetin e traditës

08 - Ai është kundërthënës kur vlerëson traditat

09 - Ai nuk i jep konsideratë vlerësimit të Matn (Teksteve të traditës).

Këto janë çështje për të cilat Ehlul-Hadithi akuzohen gjatë gjithë kohës, dhe e pash të arsyeshme që t’i paraqes këto akuza dhe ti refuzoj të gjitha ato, në mbrojtje të Njerëzve të Hadithit të të gjitha kohëve. Kjo është më e pakta që mund të bëjë për ta (Allahu i mëshiroftë që të gjithë).

01 - Pretendimi i tyre: Se ai është Muhadith e jo Fakih:

Nëse ajo çfarë nënkuptohet nga kjo thënie është që ai të përshkruhet si njeri nder Ehlul Hadith, të cilët shquhen dhe ia kanë tejkaluar në këtë, dhe nuk përmban ndonjë heqje nga ai të bekimeve të Fikhut, atëherë ne nuk kemi kundërshtim në këtë. Kjo ngase imam Al-Albani (RahimehUllah) në të vërtetë është nga dijetarët e hadithit të kohës sonë, i cili u lavdërua për diturinë e tij në këtë fushë, dhe për këtë kanë dëshmuar shumë veta. Kjo - pasha Mirësinë e Allahut - sa më takon mua, është diçka për të cilën as dy veta nuk mund të diskutojnë.

Nëse, megjithatë, me këtë thënie kihet për qëllim zhvlerësimi i fikhut dhe të kuptuarit e Al-Albanit me traditën profetike, dhe të zhvlerësohet shpjegimet e tij të kuptimit (të fikhut), dhe zgjedhja e parapëlqimet e tij në çështje që përkojnë me diturinë (dhe fikhun), atëherë ky është një kuptim i gabuar dhe i refuzuar, të cilit mund ti përgjigjemi me sa vijon:

Ne i pyesim ata: çfarë është fikhu sipas jush? Nëse ajo që ju e keni për qëllim me fikh është memorizimi i gjykimeve të ndryshme, Mutuun, dhe zgjatja në fjalë në mundësi, pa iu referuar provave autentike, atëherë ne themi se imam Al-Albani (RahimehUllah) është larg nga kjo.

Prapë se prapë, nëse ajo që ju nënkuptoni me fikh është: të kuptuarit dhe zbatimi i Librit të Allahut dhe Sunetit në pajtim me të kuptuarit e sahabeve (Allahu qoftë i kënaqur me ta dhe ata që i pasojnë), pa paragjykim për ndokënd përveç provave autentike, atëherë ne kërkojmë ndonjë dëshmi se imami nuk ishte kështu!

Ajo fjalë: “Muhadidh e jo fakih,” me atë kuptim të gabuar është thënie djallëzore, qëllimi pas tyre është zhvlerësimi dhe pozita dhe grada e Ehlul Hadithit, dhe (përpjekja) se një fakih (jurist) mund t’ia dal pa hadith.

Kjo thënie në fillet e saj është një e metë dhe një bidat, dhe në fund është Zandaka (mosbesim) dhe mohim i tërësishëm i të gjitha vendimeve (gjykimeve) islame. Sa i takon thënies është bidat, ajo është e këtillë ngase ne nuk kemi dëgjuar ndonjë thënie të tillë prej Selefeve. Ndërsa për fundin e saj në mohim dhe herezi kjo ngase mund të shpjerë në mohimin e të gjitha veprave dhe mësimeve të njerëzve të dijës, e si rrjedhim mohimin dhe shkëputjen nga të gjitha gjykimet islame, ku dikush do mund të thoshte “ai gjykim është thënë nga filani e ai është Muhadith e jo jurist, prandaj nuk mund të pranohet”, dhe në një kohë tjetër do thuhej: “ai gjykim është thënë nga filani, e ai është jurist dhe jo dijetar i hadithit prandaj nuk mund të pranohet.” Duke bërë kështu shkëputjen dhe mohimin e të gjitha vendimeve të fesë!!!

02 - Sa i përket pretendimit të tyre se: ai nuk ka dituri në Usulin (e Fikhut):

Kjo është një thënie për të cilën ne pyesim ku është dëshmia për këtë? Përkundrazi, ajo që mund të shihet në librat e shejhut është provë e forte kundër këtij pretendimi. Kjo dhe ajo që është e njohur nga jeta e shejhut (RahimehUllah) është se ai mbante dy ligjërata çdo javë, të cilat i ndiqnin nxënësit e dijës e po ashtu edhe profesorët e universitetit, dhe nder librat që ai jepte mësim në ligjëratat e tij është libri “Usul al-Fikh” nga Abdulwahab Khalafi.

Kjo gënjeshtër - e cila mohon diturinë e Usulit të Fikhut - mund të përdoret prej disa prej tyre që të shpifin kundër të gjithë Ehlul Hadithit.

Prandaj ne themi: këtu është e rëndësishme që ti kushtojmë vëmendje çështjeve vijuese:

01 - Suneti profetik (dhe tradita) është udhëzimi në kuptimin e saktë të Kuranit, ashtu siç është përmendur nga Imam Ahmedi (RahimehUllah) në librin e tij për Sunetin, transmetimin e Abdus. Çdo gjykim në Kuran u qartësua me Sunet, e qartëson atë dhe tregon se cili ishte qëllimi i tij.

02 - Shkenca e Usulit u ndërtua duke u bazuar në Kuranin e Shenjtë dhe Sunetin Fisnik, në pajtim me gjuhen arabe, duke i vëzhguar rrethanat e pranishme në kohen e shpalljes dhe arsyet e shpalljes, dhe kjo është diçka e cila u shpërnda dhe u studiua së pari prej sahabeve, e askush tjetër nuk e ndau këtë (dituri) me ta përveçse nëpërmjet tyre.

Nëse kjo vërtetohet, atëherë dije se Ehlul Hadithi janë njerëzit më të lumtur ngase nuk ka më të ditur se sa ata në dituri nga ajo që është transmetuar nga profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), dhe nuk ka më të ditur se sa ata rreth asaj që është transmetuar nga sahabet (radij-Allahu ‘anhum). Pra në të vërtetë ata janë Njerëzit e Usulit, dhe nga mënyrat e tyre është që ti marrin tekstet e Kuranit dhe Sunetit si bazë mbi çka ata ndërtojnë, e a nuk është kjo ajo të cilën e synonin dijetarët e Usulit?

Nga kjo ju duhet të kuptoni se Dijetarët e Ehlul Hadithit janë dijetarët e Usulit islamik dhe dijetarët e degëzimeve bazë (të gjykimeve). Ata e arritën këtë duke pasuar dhe shikuar atë që erdhe dhe që u shpërnda nga sahabet dhe pasuesit e tyre (Tabi’inët).

03 - Rreth pretendimit të tyre se: ai nuk ka pasur dijetarë (nuk ka mësuar tek dijetarët):

Kjo është thënie e nxituar, shejh Albani (RahimehUllah) ka mësuar tek babai i tij disa shkenca (Ulum al-ala siç është Sarfi), si dhe disa libra në Fikhun Hanefi (Mukhtasar al Kaduri), dhe ai mësoi prej tij Kuranin e Shenjtë, dhe e përfundoi atë tek i ati me leximin e hafizeve.

Ai po ashtu tek shejh Said Al Burhani mësoi librin “Maraki al Falah” në fikhun Hanefi, dhe “Shuzur al-Zahab” në Nahw, si dhe disa libra të Balaghah. Ai gjithashtu ndiqte mësimet e dijetarit Muhamed Bahjat al-Antar (RahimehUllah) me disa nga mësuesit e Al-Magmaa al-Ilmi në Damask, dhe prej atyre që ishin në këto mësime janë: Iz al-din al Tanokhi (RahimehUllah) ku ata lexonin “Al-Hamasah” të Ebu Tammamit.

Shejh Albani (RahimehUllah) në fillimet e tij u takua me shejh Muhamed Raghib al Tabakah (RahimehUllah), ku shejh Al-Tabakah tregoi admirimin e tij me shejh Albanin dhe i dha atij “Al-Anwar Al-Ghalija fi Mukhtasar al-Athbaat al-Hanbelijeh”

Prandaj sapo ta dini këtë, ju do ta kuptoni se sa e pabazë është thënia e tyre se: Ai nuk kishte dijetarë (prej të cilëve ka mësuar), e sa larg nga e vërteta është kjo.

Madje kjo nuk i bën aspak dëm shejhut nëse ai nuk ka pasur një numër të madh dijetarësh. Sa shumë dijetarë kanë pasur vetëm disa shujuh, dhe kjo nuk ka dëmtuar dijen e tyre. Madje edhe tek transmetuesit e haditheve do të gjesh se prej tyre kishte transmetues të cilët nuk kanë transmetuar përveçse prej dy apo tre shujuheve, (dhe disa) madje edhe prej njerit, por prapë kjo nuk i ndaloi Imamët që të vertetojnë dhe theksojnë dabt-in e tyre (aftësinë e ruajtjës së diturisë së fituar), Hifzin (mbajtjen mend), dhe Itkan-in (saktësinë), dhe kjo nuk i pengoi ti degjojnë ata dhe të marrin nga dituria e tyre.

Nga kjo kategori është Ebu Ahmed ibn Abdullah ibn Muhamed al-Lakhmi i cili njihet si ibn al-Baghi (ka vdekur në vitin 400 H), nga njerëzit e Ashbilias. Ai është cilësuar si dijetari më unik i kohës së tij, dhe më i dituri i kohës së tij, ai grumbulloi Fikhun, Hadithin dhe Virtytet. Ai mësoi përmendesh disa libra të Sunetit, si dhe librat e Gharib në mënyrë të shkelqyer.

04 - Pretendimi i tyre se ai: Nxjerr mendime të habitshme në kundërshtim me atë në të cilën janë njerëzit:

Ky është një pretendim i shkrifët (palidhje), ngase Ehlul Hadithi dhe shejh Albani janë prej Gurabave, të cilët ringjallin atë që njerëzit e kanë braktisur nga Suneti i profetit Muhamed (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Thënia e tyre: “Filani është i vetëm në këtë mendim” nuk mohon fikhun e tij, dhe nuk e mvesh atë me Shuzuz.

Ebu Muhamed ibn Hazm (RahimehUllah) në “Al-Ikham fi Usul al-Ahkam” (5/661-662) ka thënë: “Kufiri (dhe kuptimi) i Shuzuz është largimi nga e vërteta, pra kushdo që ka shkuar kundër asaj që është e drejtë në çfarëdo çështjeje ai është Shaz në të, qofshin ata të gjithë njerëzit e kësaj bote, apo disa prej tyre. Xhemati janë njerëzit e hakut (të vërtetës) edhe sikur të mos kishte prej tyre asnjë njeri të kësaj përveç një, atëherë ai është Xhemati. Dhe Ebu Bekri radijAllahu ‘anhu dhe Hatixheja (radijAllahu ‘anha) hynë të vetëm në Islam, dhe asokohe ishin në Xhemat, dhe të gjithë të tjerët përveç tyre dhe të dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ishin njerëz të Shuzuzit (çuditshmërisë) dhe firkah (ndasive).”

Andaj Shuzuz nuk është kur dikush nga dijetarët është kundër asaj në të cilën është një grup. Ngjashëm, Shuzuz nuk është të dalësh kundër asaj me të cilën veprohet, apo që është me e njohur në mesin e njerëzve. Në sa çështje ishin të vetëm imamët Ebu Hanife, Shafiu, Maliku dhe Ahmedi (Allahu i mëshiroftë që të gjithë), dhe kjo nuk u llogarit si diçka që i turpëronte ata, dhe nuk e hoqi prej tyre fikhun as nuk e mohoj apo nuk ishte arsye që ata të klasifikohen në Shuzuz dhe vetmitarë (Tafarud)!

Si mundet që dikush të përshkruhet si Shaz dhe i çuditshëm kur ai e ka kufizuar veten në pasimin dhe imitimin e Masoum. Madje disa dijetarë të mëdhenj kishin qëndrime për të cilat më vonë u kuptua se ishin kundër Sunetit dhe Ethereve, dhe askush nga njerëzit e dijës nuk tha për ta se ata janë Shaz apo të çuditshëm.

Dhe këtu ju shihni al-Hafiz ebi Shejbeh (vdiq në vitin 235 H) i cili shkruan një kapitull në Musnaf dhe e titullon “Përgjigje Ebu Hanifës”, dhe e fillon kapitullin e tij duke thënë: “Kjo është ajo në të cilën Ebu Hanifja është kundër traditës e cila ka ardhur nga profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)”.

Dhe është el-Lejth ibn Sad (RahimehUllah) duke thënë: “Kam numëruar për Malikun shtatëdhjetë çështje, të gjitha janë kundër Sunetit të profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ku Maliku ka dhënë mendimin e tij personal”, dhe el-Lejth pastaj thotë: “dhe i kam shkruar atij rreth tyre”, dhe ky transmetim përmendet në “Xhami’ al-Ilm wa Fadlih” (2/148).

Pra kur ishin veprimet e njerëzve baraspeshë përfundimtare dhe kriter absolut në njohjen e gjykimeve të Allahut, që ne ti lemë tekstet për këtë shkak?

Çfarë gjynahu kanë bërë Ehlul Hadithi dhe Albani (RahimehUllah) kur ata morën ndonjë traditë të cilën ata e cilësuan autentike dhe nuk gjeten ndonjë gjë që e kundërshton, andaj vepruan sipas saj, dhe thirren njerëzit që të veprojnë në ringjalljen e këtij Suneti që u gjend në këtë traditë.

Subhan Allah!

Në vend se ata të falënderohen për atë që kanë bërë ata kritikohen dhe fajësohen dhe cilësohen me Shuzuz (se kanë mendime të çuditshme) dhe se ata janë të vetëm në mendimet e tyre!

05 - Rreth pretendimit të tyre se: Ai nuk ka respekt për dijetarët dhe nuk e njeh gjendjen e tyre:

Ky është pretendim i kotë dhe nuk ka ndonjë argument, madje e kundërta e saj është e vërtetë. E tërë ajo që gjendet në këtë çështje është se disa njerëz kanë iluzione ngase shejh al-Albani (RahimehUllah), vendosi të veprojë sipas traditës autentike për të cilën nuk ka asgjë që e kundërshton (apo pengon të veprojë), dhe kjo sipas tyre e beri atë që ti neglizhojë të gjithë dijetarët të cilët nuk punojnë sipas kësaj tradite, dhe nuk i respektonte dijetarët e njihte gjendjen e tyre.

Ekziston një dallim në mes të: vendosja e imitimit tënd vetëm për profetin Muhamed, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, dhe humbja e mësimeve dhe fjalëve të dijetarëve.

Të vendosesh të kopjosh të dërguarin Muhamed, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem do të thotë të mos favorizosh fjalët e askujt apo veprimet e askujt para fjalëve apo veprimeve të veta, kushdo qoftë ai. Mirëpo, së pari shikon autencitetin e traditës, nëse ajo është autentike atëherë e shikon domethënien (të kuptuarit dhe veprimin e duhur me të cilin ka ardhur).

Kur kjo të të bëhet e qartë, nuk duhet ta braktisesh atë edhe nëse ata në mes lindjes e perëndimit të kundërshtojnë.

Nga fjalët e çmuara të shejh Albanit (RahimehUllah) në “Al-Silsilah Al-Sahihah” duke komentuar traditën numër 321:

“Mbahuni fort (në traditën profetike) dhe kapuni fort me dhëmballë, e lini pikëpamjet e njerëzve, ngase kur paraqitet ndonjë traditë (autentike), pikëpamjet dhe mendimet vetjake bëhen të pavlefshme.”

Tani që ju ta dini: Nuk ka- me aq sa unë di- ndonjë çështje apo problem që imam Albani (RahimehUllah) të ketë zgjedhur ndonjë mendim që të mos e ketë pasur ndonjë dijetar që ishte para tij (d.m.th atij i kanë paraprirë të tjetër në të gjitha mendimet që ai kishte), dhe ai është gjithnjë i kujdesshëm të përmend se kush i paraprinte, në atë që ai vendoste të vepronte nga fjalët (dhe mendimet) të cilat ai i shihte se janë në pajtim me Tekstet.

Shejhu (RahimehUllah) i kthehet asaj që kanë thënë dijetarët, merr parasysh atë që ata e kanë thënë para tij dhe përfiton prej tyre, pa intolerancë apo pasim të verbër. Ai në parathënien e librit të tij “Sifat Salat al-Nebi” (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Sa i përket kthimit tek fjalët e tyre (dijetarëve), të përfitojmë prej tyre, dhe ti përdorim për të na ndihmuar në të kuptuarit e duhur dhe të vërtetën në atë që ata u kundërshtuan, në raste kur nuk ka tekste nga Kurani dhe Suneti, apo (t’u kthehemi fjalëve të tyre) për të kuptuar atë që është e nevojshme, kjo është një çështje të cilën ne nuk e mohojmë. Madje, ne i porosisim të (tjerët) në këtë dhe i inkurajojmë në këtë, ngase me këtë shpresohet dobia, për ata të cilët morën Kuranin dhe Sunetin si burim i udhëzimit të tyre.”

Çfarë mbetet të komentohet është çështja e vrazhdësisë e cila i atribuohet shejhut në përgjigjet e tij në Mukhalifiin. Në të vërtetë kjo është çështje relative e cila dallon nga njëra në tjetrën. Disa mund ta quajnë subjektivizëm në kërkim, dhe kërkim të së vërtetës pa i dhënë komplimente e të tjerët mund ta quajnë vrazhdësi dhe mungesë e butësisë (dhe mirësisë). Në secilin rast duhet të kujtoni me sa vijon:

01 - Disa kërkojnë që shejhu të jetë i butë kur u përgjigjet apo i refuzon ata, ndërsa ata nuk veprojnë në përputhje me atë që i kërkojnë shejhut të bëjë kur vet ata u përgjigjen apo i refuzojnë mendimet e tyre.

02 - Ashpërsia e deklarimit të së vërtetës nuk do të thotë se ajo është ide e gabuar.

03 - Butësia kur theksohet mendimi i gabuar nuk do të thotë se ajo është e vërteta.

04 - Ashpërsia në disa raste mund të jetë mënyra më e mençur në davet.

Dhe shejhu (RahimehUllah) ka dhenë një koment rreth ashpërsisë e cila i atribuohet atij, andaj referoju tekstit “Al-Silsilah al-Daifah”: 1/27.

06 - Pretendimi i tyre se: Ai është Dhahiri në Medh‘heb:

Edhe kjo akuzë nuk ka kurrfarë baze. E vërteta është se përshkrimi i njerëzve të Hadithit si njerëzit e dhahirit, janë fjalë të cilat ne i dëgjojmë here pas here, dhe kjo është arsyeja pse përshkrimi i shejh Albanit me këtë fjalë nuk është edhe aq befasuese sepse ai është prej Ehlul Hadithit!

Dhe që të largojmë dyshimet dhe konfuzionin që ka mundur ti godas mendjet e disave, ne kemi parashtruar pyetjet e mëposhtme:

A ka deklaruar shejhu në ndonjë nga librat e tij se ai është pasues (ndjekës) i mehed‘hebit Dhahiri?

A mjafton fakti që shejhu u referohet librave të Ibn Hazmit për të thënë se ai është dhahiri?

Shejh Albani (RahimehUllah) në shumë vende e kritikonte (dhe e refuzonte) ibn Haz al-Dhahiri (në mendime të veçanta). Për shembull, në “Tammam al-Minhaxh”, faqe 160, (Shejh Albani) ka thënë: “Në kundërshtim me atë që ka folur Ibn Hazmi.”

Dhe në të njëjtin libër, faqe 162, ai ka thënë: “Dhe Ibn Hamzi kishte qëndrime të tepërta ashtu siç ai zakonisht bënë duke ngjeshur edhe më Dhahirin e tij.”

Dhe nga librat e al-Albanit është një libër ku ai i përgjigjet dhe e refuzon Ibn Hazmin rreth çështjes së instrumenteve muzikore.

prandaj kjo është arsyeja pse Ehlul Hadithi-e prej tyre edhe al-Albani- janë më së largu nga të metat të cilat i kanë përmendur dijetarët për (medh‘hebin) dhahiri.

Megjithatë, ashtu siç e ka përmendur shejhu në shumë raste, e nder to edhe në librin “Sifat Salat al-Nabi”, është pjesë e metodologjisë së tij që ai të ndjek hadithin dhe etherin, dhe nuk i braktisë ata, duke pasur respekt për të gjithë dijetarët dhe duke përfituar nga fiku dhe të kuptuarit e tyre.

07 - Pretendimi i tyre se: Ai është i butë në autencitetin e traditave:

Kjo po ashtu është diçka relative, e cila dallon në varësi nga njerëzit, andaj kushdo që ishte i ashpër do ti cilësonte të tjerët si të butë, dhe kushdo që ishte i butë do t’i cilësonte të tjerët si të ashpër. E vërteta e arritjes tek e vërteta (në këtë çështje) është Istikra (leximi dhe kërkimi gjithëpërfshirës), dhe krahasimi (i tij) me të tjerët.

Sa për çështjen që qoi në atribuimin e shejhut në butësi (në autencitet) :

01 - Tahsiin (Gradimi si Hasen) transmetimet e dobëta të cilat erdhën nëpërmjet rrugëve të shumta (T’adud Al-Turuk).

02 - Pranimi i transmetuesve të cilëve nuk u njihet siguria (Maxhhoul al-Hal), dhe mvarja në deklarimin e pasigurisë së Ibn Hibanit.

03 - Pranimi i disa transmetimeve të dobëta.

Të gjitha llojet e ndryshme te traditave të dobëta janë të pranueshme për t’u marr në konsiderate dhe për t’u ndrequr, dhe mund të fuqizohen nëse kanë ardhur në rrugë të shumta, me përjashtim të atyre të cilat në zinxhirin e tyre kanë ndokënd që është gënjeshtar (Kazab), apo fabrikues (Wadaa’), transmetimi i atij që akuzohet për gënjeshtër (Mutaham Bi Al-Kazib), transmetimi i transmetuesit i cili është në rangun e atyre që janë lënë (Fii Martabat Al-Tark), siç janë ata të cilëve u është dëmtuar shumë kujtesa, dhe tradita e cila merret si Shaz dhe Munker.

Tani sa i takon pranimit të transmetimeve të transmetuesit të panjohur dhe të pasigurt (Majhoul Al-Hal), dhe të mbështetesh në deklaratat e pasigurta të dhëna nga Ibn Hibani, kjo është një nder çështjet që i është atribuuar al-Albanit (RahimehUllah) pa ndonjë provë të qartë! Madje, në të vërtetë shejhu është përgjigjur në shumë vende atyre të cilët mbështeten në deklaratat e Ibn Hibanit, dhe i ka përshkruar ata se janë shumë të butë! Ai gjithashtu ka vendosur një rregull në hyrje të librit të tij (Tamam al-Minah) faqe 20-26 të cilin e quajti: “Të mos mbështetësh në Tawthikin e Ibn Hibanit.”

(Së fundmi), sa i takon pranimit të disa transmetimeve të dobëta, ky është vetëm pretendim, ngase ata (që e akuzojnë) nuk janë në gjendje të paraqesin një transmetues për të cilin ka argument se duhet të lihet, dhe pastaj al-Albani (RahimehUllah) të ketë ardhur dhe ta këtë pranuar atë!

08 - Rreth pretendimit të tyre se: Ai është kundërthënës kur vlerëson traditat:

Ky pretendim ka ardhur ose nga padituria ose nga injorimi i realitetit rreth kësaj çështjeje. Dije - vëlla (dhe motër) e respektuar (Allahu u ruajtë) - se nga bazat sipas Ehli Sunetit dhe Xhematit është se Ismah (Pagabueshmëria) nuk i takon askujt në këtë umet përveç të dërguarit të Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, dhe ne - nga Mirësia e Allahut - jemi pasues të këtij parimi thelbësor, dhe nuk besojmë e as që themi se shejh Albani (RahimehUllah) është i pagabueshëm, ashtu si nuk themi për askënd prej njerëzve të dijës.

A është fakt se ndonjë gabim i bërë nga ndonjë dijetar, apo ndonjë kundërshti që është paraqitur arsye që ta hedhim poshtë dhe arsye që ta zhveshim nga përshkrimi i diturisë?

Nuk besoj se ndokush i paanshëm do ta thotë një gjë të tillë!

Po, kushdo gabimet e të cilit janë të shumta, dhe ajo që ai ka gabuar është më e shumtë se ajo që ia ka qëlluar, ne nuk e marrim atë si pike referuese, dhe ne do heqim prej tij përshkrimin e Dabt-it.

Kur të vendoset kjo, dije se të gjitha traditat të cilat shejh Albanit (RahimehUllah) i atribuoheshin për të kundërshtuar vendimet e tij, nuk ndikojnë në seriozitetin apo diturinë e tij, kushdo që ishte i paanshëm, ngase përqindja e traditave të cilave i atribuohen shejh Albanit si kundërthënëse janë shumë të pakta dhe nuk ja vlen të merremi me to, ngase kjo nuk ndikon në oqeanin e tij të diturisë.

Tani, kjo akuzë e kontraditës është thënie ziliqare, dhe një mashtrim djallëzor, dhe nuk pranohet pasi të shqyrtohet, nuk pranohet vetëm se në shumë pak, vërtetë shumë pak dhe zakonisht ndodh në rastet me sa vijon:

01 - Traditat për të cilat ka ndryshuar pikëpamja e shejhut pasi janë paraqitur kushtet dhe rrethanat për të cilat ai nuk kishte njohuri.

02 - Traditat për të cilat shejhu i gjykonte duke shikuar njërën rrugë (zinxhir), dhe më pas zbuloi zinxhir tjetër (transmetuesish).

03 - Traditat të cilat ai i bazonte në atë që besonte rreth sigurisë së transmetuesit, dhe pastaj përtëriu ixhtihadin e tij rreth transmetuesit, kështu që ndryshoi mendimin e tij.

04 - Një traditë për të cilën ai nuk dinte rreth “Ilah (të metave apo defekte), të cilat iu bënë të qarta më vonë.”

05 - Traditat për të cilat ai ishte i njoftuar rreth një Mutabi’ apo shahid, dhe pastaj u njoftua rreth saj.

Dhe dëshiroj që t’ua përmend juve, lexues i dashur, librin “Al-Anwar al-Kashifah Li Tanakudat al-Khasaf al-Zaifah, wa Kashf Ma Fiha min al-Zejgh wa-Tahrif wa al-Mughazafah.”

09 - Rreth pretendimit të tyre se: Ai nuk i jep konsideratë vlerësimit të Matn (Teksteve të traditës):

Ky pretendim është i pavlefshëm dhe nuk ka kurrfarë baze, dhe ajo çfarë mund të shihet në librat e tij (RahimehUllah) e hedhë këtë poshtë.

Prandaj kjo është arsyeja pse unë do të paraqes një traditë dhe të theksoj se si shejhu (RahimehUllah) vlerësonte tekstin e ndonjë tradite, pasi vlerësonte zinxhirin. Nga kjo është tradita e dytë në “Silislat al-ahadith al-daifa” (këdo që namazi nuk e pengon nga veprat e ndaluara dhe të tepruara, nuk ka kurrfarë forcimi veçse largim nga Allahu” dhe në një transmetim tjetër: “Ai, namazi i të cilit nuk e ndalon nga e kqeja dhe mëkatet vetëm se do largohet edhe më shumë nga Allahu.”), pasi e vlerësoi tekstin e traditës, ai (RahimehUllah) filloi të vlerësonte tekstin dhe tha:

“Sa i përket tekstit, ky nuk është i saktë, ngase kuptimi i tij i dukshëm përfshin gjithashtu edhe ata të cilët kanë falur namaz duke plotësuar kushtet dhe shtyllat e tij, në atë mënyrë që të jetë i pranuar. Andaj nëse adhuruesi është duke bërë ende ndonjë mëkat apo vepër të papëlqyer, si mund të thuhet se për shkak të tij (namazit) ai nuk forcohet vetëm se do largohet? Kjo është nga ajo që nuk ka kuptim dhe nuk mund të dëshmohet në këtë fe, etj…..” deri në fund të asaj që ai (RahimehUllah) ka thënë.

Dhe më këtë, u përmbush qëllimi (pse ne shkruam). Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun.

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free