Mburoja e Muslimanit
Libraria Islame Botime Elektronike

Edukata e nxënësit të dijes





Edukata e nxënësit dijes.



Me veten e tij:

Në vijim do shpalosim disa tipare, cilësi me të cilat duhet të vishet nxënësi i dijes. Edukata e nxënësit te dijes duhet te vërehet ne këto aspekte:

Dija është adhurim, andaj veshja me petkun e dijes, kërkimi dhe praktikimi i saj duhet të jetë i sinqertë dhe njëkohësisht të jetë në përpuethshmëri me traditën profetike.

Të qenurit selefij i përpiktë, frikë-respekti ndaj Allahut, përmirësimi i vetvetes, thjeshtësia, largimi i kryeneçësisë dhe kundërshtimi i mendjemadhësisë, të qënit të kënaqur me aq sa të është dhënë, asketizmi, burrëria (të ruhesh nga ato gjëra që ta prishin atë), shfaqja e cilësive burrërore, braktisja e kënaqësive të kësaj bote, largimi nga vendet e padobishme, pajisja me butësi, palëkundshmëria dhe qëndrueshmëria. Vullneti dhe etja në kërkimin e dijes, udhëtimi në kërkim të saj, shkruarja e dijes, përsëritja e gjërave të mësuara më parë, kërkimi i mbrojtjes dhe strehimit tek Allahu, saktësimi i dijes.

Mburoja e nxënësit të dijes është fjala: nuk e di!

Të tregojë kujdes për kohën, e cila është pasuri mjaft e madhe, në përdorimin e saj për lexim, saktësimi dhe përforcimi të dijes së marrë si dhe në shfletimi i librave voluminoz. Gjithashtu e rëndësishme është aftësia në bërjen e pyetjes, dëgjimi, kuptimi, e më pas praktikimi i saj.

Të debatojë pa armiqësi, të përsërisë dijen e marrë, te kapet fort pas KurȂanit, sunnetit dhe shkencave që lidhen me to, të plotësoje (përforcojë) themelet ne çdo fushë, të largohet nga dashuria për tu dukur dhe për tu njohur në këtë botë, ta kritikojë vetëpëlqimin dhe të mendojë mirë për njerëzit.

Zekati i dijes: Të thotë të vërtetën, të jetë urdhërues në të mirë dhe ndalues i të keqes, të jetë ekuilibrues midis dobisë dhe dëmeve, të përhapë dijen, të dojë dobinë, dhe të kontribuojë me pozitën që ka në mënyrë që të bëj ndërmjetësim të mirë për muslimanët që u kanë rënë sprova (probleme).

Krenaria, mbrojtja dhe ruajtja e diturisë, përdorja e urtësisë dhe jo servilizmi, lënia e tealumit (të pretendojë personi që ai është dijetar dhe në të vërtetë nuk është ashtu), të folurit për atë që nuk është kompetent, qëndrimi i nxënësit të dijes ndaj gabimit të një dijetari, kundërshtimet midis dijetarëve, kundërpërgjigja ndaj dyshimeve, largimi nga grupacionet dhe partitë gjithashtu mosbërja miqësi dhe armiqësi për hir të tyre.

dije:

Ti marrë gjërat gradualisht, të fillojë me më të rëndësishmen, të pyes dijetarë e jo nxënës dije, të mësojë një tekst të shkurtër dhe ta përforcojë atë tek një dijetar i përpiktë, dhe të mos angazhohet me libra të gjatë ndërkohë që nuk ka përsosur bazat, të mos hidhet nga një fushë dije tek tjetra para se ta mbarojë të parën, të piketojë dobitë dhe rregullat në dije, të mos studiojë më shumë se një dituri në mënyrë që të mos i përzihen.

Me mësuesin:

Respekti ndaj mësuesit duke mos e tepruar apo neglizhuar një gjë të tillë, të jetë shembull i mirë tek ai, të përqendrohet tek fjala e tij, të shkruajë gjatë kohës së mësimit dhe ta përsërisë atë, te gjejë kohën e përshtatshme për të pyetur mësuesin dhe jo kur ai është i zënë, shkruajtja e tekstit të incizimeve dhe dëgjimi i tyre.

Kujdes marrjen e dijes nga bidatçiu, dhënia rëndësi dijes dhe jo shoqërisë.

Lidhja me Krijuesin e tij pasi ashtu si të jemi ashtu dhe do të jenë edhe prijësit tanë.

Me shokun:

Të tregojë kujdes nga shoku i keq, besimtari është pasqyrë për vëllain e tij, të bashkëpunojë dhe  te studiojë/përsërisë me të, të këshillohet me te, te mbuloje mangësitë e tij, te mos përhape sekretet e tij, te mos mbarte fjalë nga një palë tek një palë tjetër.

Kujdes nga: përgojimi, shakatë e shumta, ndërhyrja mes dy vetave kur diskutojnë, urrejtja, smira , mendimi i keq, shoqërimi me bidatçitë, përmendja e fitneve me qëllim mbrojtjen prej tyre.

Me librat:

Të marrë librat bazë, të mos e mbushë librarinë tij dhe mos hutohet me libra dytësor (të ulët) sidomos librat e bidatçive dhe librat e fitneve dhe dyshimeve, të kapet pas librave të imamëve siç janë, Shejkhul Islami: Imam Ibn Tejmijje dhe Imam Ibn Kaj-jimi (Allahu i mëshiroftë), si dhe dijetarët e davetit (ata janë Muhammed Ibn AbdulUehhabi dhe të tjerët pas tij [Allahu i mëshiroftë]), mos të marrë libra për të këshilluar ndonjë shejkh se kjo ndoshta nuk është gjë e mirë për të, mos të përfitojë prej një libri pa i njohur termat që përdor përpiluesi i tij, dhe mos të jetë qëllimi tij mbledhja e librave dhe mbajtja e tyre në bibliotekë.

Me ambientin cilin mëson:

Ta bëjë vendin ku qëndron të mbushur plot me përmendje ndaj Allahut dhe veçanërisht xhamijat, sepse ato nuk janë ndërtuar që të bëhet tregti në to apo për kërkimin e gjërave të humbura.

 

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free